Rreth Camelot International Health Organization

Camelot International Health Organization është një Organizatë që ka ndihmuar njerëzit të përmirësojnë shëndetin dhe jetesen e tyre që nga viti 1945. Rritja e Camelot-it mund t’i atribuohet një angazhimi të madh për zhvillimin e produkteve cilësore pro shëndetit, ofrimit të shërbimit të jashtëzakonshëm për përdoruesit e produkteve Camelot si dhe një ekip që ofron një shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientit, aftësi koordinuese dhe drejtuese të vyera si dhe mundësi zhvillimi të pakrahasueshme.




 

Camelot IHO është anëtare e:

  • IWA (Shoqata Ndërkombetare e Ujit)
  • Shoqata e Cilësisë së Ujit
  • Shoqata e Shitjes së Drejtpërdrejtë
  • Zyra për një Biznes më të mirë
  • Shoqata Amerikane per Cilësi
  • NEHA (Shoqata Kombëtare e Shëndetit Mjedisor)

 

Me disa çertifikime nga:

  • NSF International
  • ORTECH International
  • Departamenti i Shërbimeve Shëndetsor i Shtetit të Californisë
  • Departamenti i Shërbimeve Shëndetsor i Shtetit të Wisconsinit
  • Laboratorët Amerikanë Spectrum
  • Universiteti Aristotel i Selanikut

 

 




Njerëzit

Egziston një shprehje e vjetër kineze:

'Nqs doni begati për 10 vjet, filloni të rrisni grurë.
Nqs doni begati pér 100 vjet, filloni të rrisni njerëz.'

 

Përveç cilësisë së produkteve tona, forca jonë kryesore janë punojësit tanë

Nqs ka një shembull të mirë individi shumë të motivuar, ai duhet të jetë një nga punojësit/et dinamik/e të Camelot-it. Përveç cilësisë së produkteve tona, forca jonë kryesore janë punojësit tanë. Njerëz të cilët karakterizohen nga shpirti i ekipit. Theksi ynë në zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore është i dallueshem në programet e ndryshme në vijim e sipër për trajnimin e personelit. Si rezultat i të gjitha këtyre përpjekjeve, Camelot vendos me pasion pika referimi për këdo, per tu shquar në botën e korporatave, pasi është gjerësisht i njohur në qarqet e biznesit. Në Camelot, ne besojmë në promovimin e talenteve të brendshme, duke e shndërruar personelin nga nje personel shitjesh të suksesshme në një udhëheqës të suksesshëm. Në nivelin e hyrjes, njerëz me pasion vijnë të bashkohen me ne si Përfaqësues Shitjesh.

Marrëdhënia

Përfaqësuesit tane të shitjeve, besojnë se një marrëdhënie nuk përfundon me një shitje. Në fakt, ai është momenti kur marrëdhënia fillon. Ata dëgjojnë klientët. Ata trajtojnë prioritetet dhe pengesat e tyre. Vetëm atëherë ata japin zgjidhje të përshtatshme. Gjatë vjetëve, përkushtimi i përfaqësuesve të shitjeve të Camelot IHO ka ndihmuar në fitimin e një reputacioni për shërbim të shpejtë pas shitjeve i cili është pothuajse legjendar. Sot të gjitha markat tona janë udhëheqëse te tregut. Por për ne, ato gjithmonë do të jenë diçka më shumë: një mjet për të ndërtuar marredhënie të qëndrueshme me konsumatorët.

Përfaqësuesit tane të shitjeve, besojnë se një marrëdhënie nuk përfundon me një shitje. Në fakt, ai është momenti kur marrëdhënia fillon.

Misioni

'Të nxiten dhe ushqehen marrëdhëniet me klientët gjithmonë në zhvllim duke kënaqur pritshmëritë e stilit të jetës nëpërmjet produkteve për shëndetin cilësore dhe risore që do të arrinin udhëheqjen e tregut.'

 

Vizioni

'Krijimi i një Organizate Sipërmarrëse të qëndrueshme dhe të përgjegjshme e cila përdor Burimet e saj Njerëzore, Produktet e saj Cilësore dhe Shërbimin e saj të shkëlqyer për të kthyer Fitim për investitoret/ët e saj, Rritje për Biznesin dhe Njerëzit e saj dhe kënaqësi për çdo pritshmëri stili jete.'

 

Vlerat

'Integritet dhe standartet etike më të larta, respekt reciprok dhe besim në marrëdhëniet tona të punës. Komunikim i hapur, i qëndrueshëm dhe që shkon në dy drejtime. Larmishmëri e njerëzve, kulturave dhe ideve. Risi dhe inkurajim për të sfiduar Status Quo-në. Përmirësim i vazhdueshëm. Zhvillim dhe mësim në gjithçka që ne bëjmë. Punë në grup. Përmbushje e angazhimeve tona. Performancë me njohje për rezultate.'

 

E ardhmja

Ka qenë nje udhëtim i mbushur me ngjarje. Nje udhetim që ne nuk do ta ndërronim me asgjë. Tani vjen e ardhmja. Në vjetët që vijnë, ne do ti bëjmë vetes të njëjtat pyetje:
    - Si mund të vazhdojmë të përmirësojmë jetë?
    - Si mund të ruajmë planetin tonë të brishtë?
    - Si mund të përvetësojmë nevojat e klientëve?
    - Si mund të krijojmë produkte që do të ndryshojnë botën?

Dhe do të kemi përgjigje të reja.
Marrëdhënie të reja për të krijuar.
Jetë të reja

Kompania
  • Kreu
  • Njerëzit Tanë
  • Mundësi
  • Termat e përdorimit
  • Politika për ruajtjen 
  • Dëshmi
Produkte Cilesore
Infromatat kontaktuese
Lagjja Bregu i Diellit
Rruga Mehmet Gradica



049 674 558 038 720 022 045 499 941 Torontoboyy@hotmail.com Camelotiho.ks@gmail.com
Mirum
sample map