Home » Files

Total entries in catalog: 11
Shown entries: 1-10
Pages: 1 2 »

PËRGJIGJE:

Të gjithë sistemet tanë Columbia D dhe Aqua Vie garantojnë ujë të pastër nga kromi, arseniku boroni etj.

Pyetje të shpeshta | Views: 1042 | Downloads: 0 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:

 Po për cilësinë e garantuar të ujit që ju ofrohet përgjatë jetës. Ju jep ujë të shëndetshëm, të pastër dhe të garantuar deri në gotën e fundit para së ti ndërroni filtrat e brendshëm. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit që nga 1945 Camelot kontribuon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut duke ofruar zgjidhje moderne dhe shkencërisht të provuara. Impiantet e pastrimit Camelot vijnë pas vjetësh kërkimi dhe provimi nga trupa si Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Kalifornisë, Ortech International, Administrata Federale për Medikamentet dhe Ushqimin në Sh.B.A, NSF International, WQA (Shoqata për cilësinë e ujit) në Sh.B.A, Universiteti Aristotel i Selanikut dhe shumë të tjerë. Sistemet tona do t’ju japin me shumë siguri dhe garanci ujin më të pastër, më të kthjellët, më të shëndetshëm dhe më të shijshëm vetëm sepse ne përdorim teknologjinë më të përparuar dhe materialet më të mira.
Ka leverdi në krahasim me kostot e transportit dhe të shitjes së ujërave në shishe me cilësi të dyshimtë dhe do t’ju sjell ekonomi të madhe në pirje, në gatim dhe në larje të ushqimit tuaj. Të gjithë sistemet tanë Imperial Maximum, Columbia II Plus dhe Aqua Vie II Plus ofrojnë përformancë më të lartë, leverdi dhe kanë nevojë për më pak mirëmbajtje sepse filtrat iu ndërrohen 1 herë në vit dhe jo më shpesh si shumica e filtrave të tjerë.
Gjithashtu impiantet e filtrimit Camelot janë të bëra me Inoks me një garanci të përjetshme mos oksidimi ndryshe nga filtrat e tjerë. Columbia D dhe Aqua Vie kane 3 vjet garanci për të gjitha pjesët. Në fund, këshillues me eksperiencë të Shëndetit që ne kemi do tu japin përgjigje të gjitha pyetjeve që ju keni.

Pyetje të shpeshta | Views: 1114 | Downloads: 2 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:

Jo. Vetëm jeni në rrezik ta keqdrejtoni veten tuaj. Duhet të bëni shumë kujdes kur të blinï një filtër uji sepse ai lidhet me shëndetin tuaj dhe të familjes suaj dhe ju nuk duhet të talleni me veten tuaj duke menduar se po pini ujë të pastër. Filtrat e tanishëm janë të dyshimtë dhe disa kanë llampa me UltraViolet pa çertifikata zyrtare me gjithë pasojat që ato sjellin kur konsideroni se më shpesh se jo uji ka ndotës kimikë dhe më tej. Është mirë që kur lini takim apo shkoni në dyqanet ku shiten filtra uji, të mbyllni takim me përfaqësues të Camelot-it për të bërë krahasimin dhe mos u gënjeni duke blerë sistemin më të mirë të pastrimit për familjen tuaj me çmimin më të lirë. Nga kjo rrjedh që zgjedhja dhe vendimi që ju do të merrni do të jenë të duhurit dhe ju do të pini ujë të pastër dhe të shëndetshëm. Na telefononi dhe ne do t’ju asistojmë.
21) Vërtetë filtrat e brendshëm të Imperial Maximum, Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus duhen ndërruar një herë në vit sipas specifikimeve të tyre apo mund të vazhdosh ti mbash në përdorim për një periudhë kohe më të gjatë?

Pyetje të shpeshta | Views: 918 | Downloads: 0 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:

Sistemet e pastrimit të ujit Camelot japin një performancë më të mirë dhe kanë leverdi. Por për të ruajtur performancën, filtrat e brendshëm duhen ndërruar në intervale të përshtatshme të përcaktuara si nga fabrika e prodhimit të filtrave ashtu edhe nga Fondacioni Sanitar Kombëtar i Sh.B.A., NSF (National Sanitary Foundation of America), i cili ka provuar materialet e ndërtimit të filtrave dhe ka çertifikuar aftësitë. Funksionimi i filtrave është i përshtatshëm përgjatë një viti ose i barazvlefshëm me disa mijëra litra ujë të pastër, në varësi të cilësisë së ujit. Arsyet pse është e rëndësishme që filtrat të ndërrohen periodikisht dhe të mbrohet cilësia e ujit që ju dhe familja juaj konsumoni janë:
Gjithësecili/a duhet të jetë i/e vetëdijshme që të gjithë materialet kanë një jetëgjatësi. P.sh. qumështi. Nqs do ta konsumonim pas datës së skandencës të indikuar mbi pako do të dallonim që shija do të ndryshonte me ditë, dhe pastaj ai bëhet i rrezikshëm për shëndetin tonë, një konservant njëlloj. Edhe një copë stofe e papërdorur pas disa vjetësh do e humb rezistencën dhe të griset nga një presion minimal. Gomat e makinës edhe nqs data e nxjerrjes është jo e largët duhen ndërruar pas datës së përcaktuar nga prodhuesi sepse përndryshe ato nuk do të takoheshin me rrugën. Ilaçet e humbin efektshmërinë e tyre pas datës së indikuar dhe nuk e përmbushin qëllimin. E njëjta gje vlen edhe për materialet me të cilat janë ndërtuar filtrat Camelot. Jetëgjatësia e filtrave me karbon aktiv farmaceutik është një vit edhe kur në to ka kaluar vetëm një gotë me ujë. Pas kësaj kohe filtrat fillojnë të degradohen gradualisht dhe ndotësit e akumuluar mund të çlirohen në ujë. Pjesa tjetër e materialeve me jetëgjatësi 1 vjeçare gradualisht pushojnës së mbajturi papastërtitë dhe pas një farë kohe kthehen në ndotës. Kështu, pas një viti duhet bërë patjetër ndërrimi i filtrave të brendshëm që ju të vazhdoni të keni uji të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm.

Pyetje të shpeshta | Views: 949 | Downloads: 2 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:

"Fishekët" duhen ndërruar 1 herë në muaj sepse janë ndërtuar për të pasuruar ujin me mineral esenciale. "Fishekët" duhen ndërruar pas një muaji edhe për shkak të karbonit farmaceutik që gjendet brenda. Jetëgjatësia e fishekëve është 1 muaj që nga fillimi i përdorimit të tyre.

Pyetje të shpeshta | Views: 942 | Downloads: 12 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:

Ju rekomandojmë që ujin e pastër të filtruar ta ruani në frigorifer për 4 deri në 5 ditë.

Pyetje të shpeshta | Views: 958 | Downloads: 12 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:

Uji i filtruar nga sistemet tuaja CAMELOT është i pastër. Mbetjet e bardha janë minerale si calciumi, magnesiumi etj., dhe duhet të jenë të pranishme në ujin e pijshëm. Për këtë arsye ato nuk duhet dhe nuk janë të filtruara nga sistemet tona. Vetëm gjatë zierjes dhe avullimit faqet e tenxheres apo tiganit mund të vishen nga këto depositime.

Pyetje të shpeshta | Views: 770 | Downloads: 0 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:

Kujdes: Ka filtra "majmunë" të cilët janë të rrezikshëm. Filtrat e brendshëm duhen ndërruar vetëm me ato të prodhuesit sipas specifikimeve të pajisjes. Një filtër i brendshëm mund të duket i ngjashëm në përmasa dhe të vendoset mirë në pajisje. Por edhe diferenca me e vogël në përmasë mund të lejojë që uji të kalojë përreth filtrit të brendshëm dhe jo brenda tij.
Për më tepër, filtrat e tjerë të paçertifikuar nuk janë të së njëjtës cilësi të filtrave të propozuar nga prodhuesi dhe mund të jenë të një cilësie tjetër karboni dhe saktësie të ndryshme filtrimi.
Kjo çon në humbje të kapacitetit për të ulur agjentët infektivë ose në rrezikun për përçimin e ndotësve të ndryshëm të rrezikshëm në ujin tonë nqs filtri nuk arrin standartet minimale të sigurisë për materialet. Ende mund të gjenden ndotës të ndryshëm të rrezikshëm dhe në disa raste materiale toksike që nuk janë aprovuar nga FDA (Administrata Federale për Medikamentet dhe Ushqimin në Sh.B.A.) që e bëjnë ujin me keq nga uji që vjen nga rrjeti.
Mqns sistemet për filtrimin e ujit testohen për siguri dhe materialet për performancën e disa filtrave të brendshëm të këtyre pajisjeve, është e doemosdoshme që gjithmonë të përdoret filtri i "brendshëm" i saktë. Duke përdorur filtrin e brendshëm të duhur dhe duke e ndërruar atë në kohën e kërkuar ju siguroni mbrojtje të plotë të shëndetit për të gjithë familjen tuaj.

Pyetje të shpeshta | Views: 935 | Downloads: 2 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

 PËRGJIGJE:

1. Ju duhet të kontrolloni nqs kompania është e besueshme dhe do të ketë disa vjet prani në hapësirë në mënyrë që të keni sigurinë e gjetjes se pjesëve dhe të shërbimit të drejtpërdrejtë. Është e zakonshme në shumë raste të shikosh për pjesë te dikush dhe të mos i gjesh sepse kompania ka mbyllur aktivitetin. Camelot ka një prani të fortë në shumë vende të botës dhe që prej 1 viti e gjysëm edhe në Shqipëri.
2. Është e rëndësishme që kompania dhe njerëzit që ju do të përzgjidhni të kenë mjaftueshëm njohuri në lidhje me ujin dhe sistemet e pastrimit të ujit. Njerëzit e Camelot-it kanë aftësitë dhe çertifikimet nga organizatat amerikanë më të mira për cilësinë e ujit (Water Quality Association) dhe sigurisht informacion dhe formim të vazhdueshëm për të rejat në shkencë dhe teknologji.
3. Është e doemosdoshme të sigurohet shërbimi për klientin dhe departamenti teknik i cili do të ishte përgjegjës për gjithçka ndodh me impiantin dhe do t’ju shërbente saktë dhe drejtpërdrejtë.
4. Është gjithashtu e rëndësishme që produkti që ju do të zgjidhni të ketë kredencialet për mbajtjen e ndotësve nga trupa zyrtare në mënyrë që tu jap mbrojtje ju dhe familjes suaj. Zakonisht shumë produkte konkurrente mund të kenë një çertifikatë por në më të shumtët e rasteve këto çertifikata janë dhënë për disa parametra dhe jo për dyzinën e kimikateve të ndryshme dhe substancave të rrezikshme. Po aq e rëndësishme është që ju të siguroheni që sistemi i pastrimit që ju do të zgjidhni nuk do ti heq mineralet që janë të nevojshme për trupin e njeriut. Sisteme si ato me osmozë të kundërt i largojnë edhe kripërat minerale.
5. Shumë herë njerëzit bëjnë eksperimente me detektorë të klorit në filtra të zëvendësueshëm të rinj duke dashur t’ju tregojnë se klori është larguar. Por ky eksperiment duhet të bëhet më vonë, p.sh., një vit pas ndërrimit për të parë nqs filtri vazhdon ta largojë klorin. Është e zakonshme që filtra konkurrentë ta heqin klorin në fillim dhe jo më pas 20 ditësh. Në këtë rast ju vetëm e keqdrejtoni veten duke menduar se pini ujë të pastër (Partnerët e Camelot-it e bëjnë përherë këtë eksperiment përpara ndërrimit të filtrave).
6. Duhet pasur shqetësimi i parë që ju mund të blini filtrin më të lirë të gjendur në treg dhe të keni iluzionin që ai ju siguron mbrojtje për shëndetin veçanërisht në kategorinë e filtrave paguaj dhe merr diçka si p.sh karrige etj. Sistemet e pastrimit të ujit do ti heqin ndotësit e rrezikshëm sipas aftësive të tyre prandaj ju duhet të përqëndroheni në sa efektiv është filtri juaj. Për më tepër, uji i rrjetit dhe dieta e varfër kontribuojnë si arsye madhore në 70% të sëmundjeve. Sidoqoftë, nqs ju dëshironi një filtër më të lirë, ne mund t’ju japim një zgjidhje të ngjashme me rezultate shumë më të mira dhe performancë në raport me çmimet që qarkullojnë në përgjithësi. Camelot është pionier në këtë fushë dhe arsyeja kryesore për këtë është eksperienca, njohuritë dhe respekti për klientin. Prodhimi në shkallë të madhe dhe porositë në mbarë botën e sistemeve të pastrimit të ujit CAMELOT ul kostot për ne dhe është përfitim i drejtpërdrejt për ju në çmimin që paguani.
7. Përpara se të përzgjedhim një sistem për pastrimin e ujit, është mirë bëni një krahasim me sistemet tona vetëm sepse vendim që ju do të merrni do të jetë ai i cili konsiderohet më i miri për ju.

Të dashur miq,
Konkluzioni final është që: ne jemi mbi 70% ujë. Uji i pastër dhe i shëndetshëm është ilaçi më i mirë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Me ne ju bëni zgjedhjen më të mirë.

Pyetje të shpeshta | Views: 640 | Downloads: 12 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

PËRGJIGJE:
Ne nuk kemi filtra që vendosen ne hyrjen kryesore të ujit për shkak se cfarëdo lloj filtrimi të bëhet nga hyrja kryesore e ujit nuk të garanton ujë të pastër dhe te shëndetshem deri sa të arrijë në cesmën tone sepse aty lindin mikroorganizma patogjenë të dëmshëm për shëndetin tonë nga momenti që aty nuk ekziston më klori. Uji duhet sesbën te filtrohet direkt në cesmën e kuzhinës tonë, që ne të kemi ujë të pastër të shëndetshëm dhe të rrjedhshëm. Gjithashtu mund ndodhë rekontaminimi i ujit nga tubacionet me ndotës kimike të tilla si plastifikues, plumb dhe ndotës të tjerë kimikë. Filtrat duhet gjithmonë të vendosen në dalje të ujit.

Pyetje të shpeshta | Views: 578 | Downloads: 212 | Added by: Admin | Date: 2014-11-05 | Comments (0)

1-10 11-11
Investigationes
CHARLES S. ANDREWS
3139 Brownton Road
Long Community, MS 38915



+7 495 287-42-34 info@ucoz.com
Mirum
sample map