Home » Files » Pyetje të shpeshta

Cilat janë shenjat për të cilat duhet të kërkojmë kur zgjedhim një sistem për pastrimin e ujit?
2014-11-05, 3:59 AM

 PËRGJIGJE:

1. Ju duhet të kontrolloni nqs kompania është e besueshme dhe do të ketë disa vjet prani në hapësirë në mënyrë që të keni sigurinë e gjetjes se pjesëve dhe të shërbimit të drejtpërdrejtë. Është e zakonshme në shumë raste të shikosh për pjesë te dikush dhe të mos i gjesh sepse kompania ka mbyllur aktivitetin. Camelot ka një prani të fortë në shumë vende të botës dhe që prej 1 viti e gjysëm edhe në Shqipëri.
2. Është e rëndësishme që kompania dhe njerëzit që ju do të përzgjidhni të kenë mjaftueshëm njohuri në lidhje me ujin dhe sistemet e pastrimit të ujit. Njerëzit e Camelot-it kanë aftësitë dhe çertifikimet nga organizatat amerikanë më të mira për cilësinë e ujit (Water Quality Association) dhe sigurisht informacion dhe formim të vazhdueshëm për të rejat në shkencë dhe teknologji.
3. Është e doemosdoshme të sigurohet shërbimi për klientin dhe departamenti teknik i cili do të ishte përgjegjës për gjithçka ndodh me impiantin dhe do t’ju shërbente saktë dhe drejtpërdrejtë.
4. Është gjithashtu e rëndësishme që produkti që ju do të zgjidhni të ketë kredencialet për mbajtjen e ndotësve nga trupa zyrtare në mënyrë që tu jap mbrojtje ju dhe familjes suaj. Zakonisht shumë produkte konkurrente mund të kenë një çertifikatë por në më të shumtët e rasteve këto çertifikata janë dhënë për disa parametra dhe jo për dyzinën e kimikateve të ndryshme dhe substancave të rrezikshme. Po aq e rëndësishme është që ju të siguroheni që sistemi i pastrimit që ju do të zgjidhni nuk do ti heq mineralet që janë të nevojshme për trupin e njeriut. Sisteme si ato me osmozë të kundërt i largojnë edhe kripërat minerale.
5. Shumë herë njerëzit bëjnë eksperimente me detektorë të klorit në filtra të zëvendësueshëm të rinj duke dashur t’ju tregojnë se klori është larguar. Por ky eksperiment duhet të bëhet më vonë, p.sh., një vit pas ndërrimit për të parë nqs filtri vazhdon ta largojë klorin. Është e zakonshme që filtra konkurrentë ta heqin klorin në fillim dhe jo më pas 20 ditësh. Në këtë rast ju vetëm e keqdrejtoni veten duke menduar se pini ujë të pastër (Partnerët e Camelot-it e bëjnë përherë këtë eksperiment përpara ndërrimit të filtrave).
6. Duhet pasur shqetësimi i parë që ju mund të blini filtrin më të lirë të gjendur në treg dhe të keni iluzionin që ai ju siguron mbrojtje për shëndetin veçanërisht në kategorinë e filtrave paguaj dhe merr diçka si p.sh karrige etj. Sistemet e pastrimit të ujit do ti heqin ndotësit e rrezikshëm sipas aftësive të tyre prandaj ju duhet të përqëndroheni në sa efektiv është filtri juaj. Për më tepër, uji i rrjetit dhe dieta e varfër kontribuojnë si arsye madhore në 70% të sëmundjeve. Sidoqoftë, nqs ju dëshironi një filtër më të lirë, ne mund t’ju japim një zgjidhje të ngjashme me rezultate shumë më të mira dhe performancë në raport me çmimet që qarkullojnë në përgjithësi. Camelot është pionier në këtë fushë dhe arsyeja kryesore për këtë është eksperienca, njohuritë dhe respekti për klientin. Prodhimi në shkallë të madhe dhe porositë në mbarë botën e sistemeve të pastrimit të ujit CAMELOT ul kostot për ne dhe është përfitim i drejtpërdrejt për ju në çmimin që paguani.
7. Përpara se të përzgjedhim një sistem për pastrimin e ujit, është mirë bëni një krahasim me sistemet tona vetëm sepse vendim që ju do të merrni do të jetë ai i cili konsiderohet më i miri për ju.

Të dashur miq,
Konkluzioni final është që: ne jemi mbi 70% ujë. Uji i pastër dhe i shëndetshëm është ilaçi më i mirë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Me ne ju bëni zgjedhjen më të mirë.

Category: Pyetje të shpeshta | Added by: Admin
Views: 638 | Downloads: 12 | Rating: 1.5/2
Total comments: 0
avatar
Investigationes
CHARLES S. ANDREWS
3139 Brownton Road
Long Community, MS 38915



+7 495 287-42-34 info@ucoz.com
Mirum
sample map