Home » Files » Pyetje të shpeshta

Ekzistojnë filtra të ngjashëm nga kompani të tjera. A mund ti vendos dhe përdor ata në sistemet tuaja?
2014-11-05, 4:01 AM

PËRGJIGJE:

Kujdes: Ka filtra "majmunë" të cilët janë të rrezikshëm. Filtrat e brendshëm duhen ndërruar vetëm me ato të prodhuesit sipas specifikimeve të pajisjes. Një filtër i brendshëm mund të duket i ngjashëm në përmasa dhe të vendoset mirë në pajisje. Por edhe diferenca me e vogël në përmasë mund të lejojë që uji të kalojë përreth filtrit të brendshëm dhe jo brenda tij.
Për më tepër, filtrat e tjerë të paçertifikuar nuk janë të së njëjtës cilësi të filtrave të propozuar nga prodhuesi dhe mund të jenë të një cilësie tjetër karboni dhe saktësie të ndryshme filtrimi.
Kjo çon në humbje të kapacitetit për të ulur agjentët infektivë ose në rrezikun për përçimin e ndotësve të ndryshëm të rrezikshëm në ujin tonë nqs filtri nuk arrin standartet minimale të sigurisë për materialet. Ende mund të gjenden ndotës të ndryshëm të rrezikshëm dhe në disa raste materiale toksike që nuk janë aprovuar nga FDA (Administrata Federale për Medikamentet dhe Ushqimin në Sh.B.A.) që e bëjnë ujin me keq nga uji që vjen nga rrjeti.
Mqns sistemet për filtrimin e ujit testohen për siguri dhe materialet për performancën e disa filtrave të brendshëm të këtyre pajisjeve, është e doemosdoshme që gjithmonë të përdoret filtri i "brendshëm" i saktë. Duke përdorur filtrin e brendshëm të duhur dhe duke e ndërruar atë në kohën e kërkuar ju siguroni mbrojtje të plotë të shëndetit për të gjithë familjen tuaj.

Category: Pyetje të shpeshta | Added by: Admin
Views: 928 | Downloads: 2 | Rating: 10.0/2
Total comments: 0
avatar
Investigationes
CHARLES S. ANDREWS
3139 Brownton Road
Long Community, MS 38915



+7 495 287-42-34 info@ucoz.com
Mirum
sample map