Home » Files » Pyetje të shpeshta

Vërtetë filtrat e brendshëm të Imperial Maximum, Aqua Vie II Plus dhe Columbia II Plus duhen ndërruar një herë në vit sipas specifikimeve të
2014-11-05, 4:10 AM

PËRGJIGJE:

Sistemet e pastrimit të ujit Camelot japin një performancë më të mirë dhe kanë leverdi. Por për të ruajtur performancën, filtrat e brendshëm duhen ndërruar në intervale të përshtatshme të përcaktuara si nga fabrika e prodhimit të filtrave ashtu edhe nga Fondacioni Sanitar Kombëtar i Sh.B.A., NSF (National Sanitary Foundation of America), i cili ka provuar materialet e ndërtimit të filtrave dhe ka çertifikuar aftësitë. Funksionimi i filtrave është i përshtatshëm përgjatë një viti ose i barazvlefshëm me disa mijëra litra ujë të pastër, në varësi të cilësisë së ujit. Arsyet pse është e rëndësishme që filtrat të ndërrohen periodikisht dhe të mbrohet cilësia e ujit që ju dhe familja juaj konsumoni janë:
Gjithësecili/a duhet të jetë i/e vetëdijshme që të gjithë materialet kanë një jetëgjatësi. P.sh. qumështi. Nqs do ta konsumonim pas datës së skandencës të indikuar mbi pako do të dallonim që shija do të ndryshonte me ditë, dhe pastaj ai bëhet i rrezikshëm për shëndetin tonë, një konservant njëlloj. Edhe një copë stofe e papërdorur pas disa vjetësh do e humb rezistencën dhe të griset nga një presion minimal. Gomat e makinës edhe nqs data e nxjerrjes është jo e largët duhen ndërruar pas datës së përcaktuar nga prodhuesi sepse përndryshe ato nuk do të takoheshin me rrugën. Ilaçet e humbin efektshmërinë e tyre pas datës së indikuar dhe nuk e përmbushin qëllimin. E njëjta gje vlen edhe për materialet me të cilat janë ndërtuar filtrat Camelot. Jetëgjatësia e filtrave me karbon aktiv farmaceutik është një vit edhe kur në to ka kaluar vetëm një gotë me ujë. Pas kësaj kohe filtrat fillojnë të degradohen gradualisht dhe ndotësit e akumuluar mund të çlirohen në ujë. Pjesa tjetër e materialeve me jetëgjatësi 1 vjeçare gradualisht pushojnës së mbajturi papastërtitë dhe pas një farë kohe kthehen në ndotës. Kështu, pas një viti duhet bërë patjetër ndërrimi i filtrave të brendshëm që ju të vazhdoni të keni uji të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm.

Category: Pyetje të shpeshta | Added by: Admin
Views: 943 | Downloads: 2 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar
Investigationes
CHARLES S. ANDREWS
3139 Brownton Road
Long Community, MS 38915



+7 495 287-42-34 info@ucoz.com
Mirum
sample map